Këto vetura mund të ndikojnë në shkatërrimin e botës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Këto vetura mund të ndikojnë në shkatërrimin e botës

11:58 | 09 Nëntor 2019

Veturat elektrike mund të ndikojnë në shkatërrimin e botës.

Karikimi i baterive të veturave elektrike janë duke krijuar një mal me mbeturina, që mund të shkaktojë krizë në ndotje globale, sipas disa shkencëtarëve.

Makinat elektrike janë përshëndetur si një nga teknologjitë kryesore për luftën kundër ndryshimit klimatik, por një studim pretendon se një teknologji e tillë po bën të kundërtën, njofton Daily Mail, transmeton lajmi net.

Në raport, shkencëtarët nga Universiteti i Birmingemit u bëjnë thirrje qeverive dhe industrisë për veprim, në mënyrë që të zhvillojnë një plan të qëndrueshëm riciklimi për plotësimin e nevojave të mëvonshme.

Në mënyrë që të riciklohen këto bateri në mënyrë të efektshme, sipas Dr. Gavin Harper, autor i studimit, ato duhet të çmontohen dhe rrjedhjet që rezultojnë nga mbetjet të ndahen në pjesët e tyre përbërëse.

Po ashtu, bateritë prej litiumi përmbajnë një numër të metaleve të tjera të vlefshme, si: kobalti, nikeli dhe mangani që mund të ripërdoren, sipas doktor Harper.

Studiuesit sugjerojnë zhvillimin e metodave të shpejta të riparimit dhe riciklimit, veçanërisht duke pasur parasysh që ruajtja në shkallë të gjerë e baterive elektrike është potencialisht e pasigurt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!