KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë

15:33 | 27 Prill 2024
kfor-i-konfirmon-vetaksidentin-ne-leposaviq:-brenda-vetures-ishin-kater-ushtare

Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit.

Vetura ushtarake siç shihet nga fotot e siguruara është rrokullisur afër një oborri të një shtëpie.

Lidhur me këtë KFOR-i në një përgjigje për teve1.info ka thënë se brenda automjetit kanë qenë katër ushtarë, por që të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime të mëdha.

Ndërkohë, thotë se Komanda Rajonale – Lindje aktualisht është duke shqyrtuar shkakun e aksidentit.

Komento: