KFOR-i në gjendje gatishmerie për të ndërhyrë në gjithë Kosovën

10:07 | 25 Qershor 2019

Misioni ndërkombëtarë i sigurisë në Kosovë, KFOR është gati të ndërhyjë në gjithë Kosovën.

Përmes një njoftimi për media KFOR ka bërë të ditur së sot në Rajonin e Komunës së Prizrenit, përkatësisht në afërsi të fshatit Zhur, po mbahen ushtrimet e radhës.

KFOR-i më njësitë e veta po kryejnë një ushtrim në teren ku përveç pjesëmarrjes së njësive ushtarake, ka edhe mjete të ushtrisë përfshirë edhe helikopter, ata kanë njoftuar se ky ushtrim nuk do të pengoj rrjedhën normale të qytetarëve, shkruan Metro.

“KFOR-i vazhdon ushtrimet e tij të rregullta për të ruajtur gatishmërinë e saj për t’u vendosur dhe për të ndërhyrë në të gjithë Kosovën. Ditëve të fundit trupat dhe helikopterët shumëkombëshe të KFOR-it u trajnuan në komunën e Prizrenit”, është shkruar në Facebook.

Policia e Kosovës do të jetë në vëzhgim të këtij aktiviteti dhe do të ofroj shërbime për q ‘do kërkesë të qytetarëve.

Komento: