Kiara bëhet e sinqertë, tregon se e dinte se çfarë bëhej për Luizin jashtë

16:17 | 26 Mars 2023

A ta merrte mendja se çfarë bëhej për Luizin jashtë? Ja si përgjigjet Kiara në FanClub?

Një ditë pas një nominimit “kokë më kokë” me Oltën, e cila edhe solli largimin nga shtëpia e BBV2, Kiara ka folur në ldihje me përjetimet dhe emocionet e përballjes me realitetin.

E pyetur se nëse e kishte imagjinuar jehonën dhe numrin e madh të fansave që ka fituar Luizi jashtë shtëpisë së Big Brother, ajo tha se nuk e priste në këto përmasa.

“E dija që kishte krijuar popullaritet për shkak të dronave që kishin ardhur, por jo në këto përpasa. Nuk e dija që kishte pasur edhe një protestë për të. Ai e meriton plotësisht adhurimin dhe pëlqimin nga publiku”, tha Kiara.

Komento: