Kiara del me deklaratën e fundit për nënën e Luizit

21:53 | 24 Prill 2023

Nata më emocionuese që ka përjetuar ndonjëherë ishte e shtuna në mbrëmje për Kiara Titon që mori propozim për martesë nga Luiz Ejlli në “Big Brother VIP 2”.

Gjatë “Prime-t” të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia. Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit.

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri:

“Normal që do ta takoj”.

Një koment, ish-banorja e dha për Efin, me të cilën ka pasur miqësi dhe përplasje. Sipas saj, Efi dhe Luizi do të përballen deri në fund për çmimin e madh por e bindur thotë se “Luizi do ta fitojë”.

Komento: