Kiara eliminohet nga ‘Big Brother VIP’, por ja çfarë i kërkoi Luizit para se të dilte

00:51 | 26 Mars 2023

Kiara u eliminua mbrëmjen e sotme nga “Big Brother VIP”.

Eliminimi i saj u prit me lot nga banorët e sidomos nga Luizi.

“Silluni mirë se Nënë Tereza po ikën. Ju kam lënë stafetën”, iu tha Kiara banorëve, ndërsa Luizit i kërkoi të mos qante.

Teksa u përshëndet me të dashurin e saj, ajo i tha: Mos qaj! Mos më hajde në shtëpi pa fitore se nuk ta hap derën! Mos qaj më dëgjo mua!

Më tej Kiara tha se këto kanë qenë 90 ditët më të bukura të jetës së saj.

Komento: