Kiara i paska ‘hëngër’ fjalët e veta: Nuk më pëlqen të futëm në Big Brother

20:53 | 12 Mars 2023

Kiara Tito ngjashëm si Stresi: Nuk më pëlqen të futëm në Big Brother.

Banorja e Big Brother Vip Albania, Kiara Tito kishte deklaruar se nuk i pëlqen të futët në një format si BBA.

Në një intervistë që moderatorja ka dhënë në të kaluarën kishte thënë se nuk mund të jetoj brenda mureve pa dal fare nga shtëpia, shkruan Insajderi.

“Vetëm në Big Brothër jo sepse nuk më pëlqen të jetoj brenda mureve pa dal fare nga shtëpia. Nuk e bëj dot si gjë”, kishte deklaruar moderatorja në një video që i është bërë virale.

Ngjashëm kishte deklaruar edhe Stresi, banori i BBVK.

Para së të futej në këtë format televiziv, ai kishte deklaruar në një paraqitje televizive se nuk do të merrte pjesë asnjëherë në BBV.

Tashmë është bërë virale një video e Arkimed Lushajt (emri i vërtetë), në të cilën thekson se nuk e bën kurrë një gjë të tillë.

“Keni pasur ftesë për të qenë pjesë e Big Brother?”, ishte pyetja drejtuar nga prezantuesja.

“Është e vetmja gjë që Arkimed Lushaj nuk e bën kurrë. Kurrën e kurrës. Nuk futem dot unë kështu. Të jem me çdo lloj njeriu aty, më kupton”, kishte thënë Stresi.

Komento: