Kiara më në fund bën ëndrrën realitet

16:32 | 02 Korrik 2023

Kiara Tito bën ëndrrën realitet, nxjerr në shitje linjën e rrobave të larjes.

Prezantuesja Kiara Tito ka qenë një prej personazheve më të përfolur të këtij viti në shoubizin shqiptar.

Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të spektaklit Big Brother VIP Albania dhe martesa me fituesin e këtij programi, Luiz Ejlli, bëri që ajo të vihet në qendër të vëmendjes.

Tani pas mbarimit të BBVA, jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht dhe mënyra për të arritur deri te realizimi i ëndrrave të saj, është më e mundshme se kurrë.

Dhe pikërisht këtë gjë, moderatorja e ka bërë së fundmi me nxjerrjen në treg të linjës së saj të parë të rrobave të banjës për femra.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Kiara shfaqe krahas një modeleje me bikini, të cilat janë një nga dizajnet e këtij koleksioni.

Në mbishkrimin e fotografisë, banorja e Big Brother VIP Albania 2 shkroi se nxjerrja në treg e një linje të tillë, vjen si përfundim i një pune të bërë me përkushtim prej muajsh.

“Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar njëkohësisht duke qenë se më në fund mund të ndaj me ju këtë projekt të ri për të cilin po punoj prej disa kohësh. Linja ime e parë e rrobave të banjës është tashmë ‘online’ dhe mezi pres t’i shoh veshur tek ju”, shkroi mes të tjerash Kiara.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e trupit.

Komento: