Kica-Xhelili: Sot hera e tretë që VV po e dështon mbledhjen e Komisionit Hetimor për rezerva

13:03 | 10 Tetor 2023
kica-xhelili:-sot-hera-e-trete-qe-vv-po-e-deshton-mbledhjen-e-komisionit-hetimor-per-rezerva

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se sot për herë të tretë ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimore për rezervat shtetërore.

Ajo ka thënë se LVV po e bojkoton këtë komision dhe sipas saj arsyeja dihet.

“Hera e tretë sot që dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për skandalet e rezervave shtetërore. VV po e bojkoton këtë komision. PSE-në tashmë e dini”, ka shkruar ajo në Facebook.

Komento: