Kida dështon në përdorimin e ‘phtoshop-it’, shikojeni si e deformon trupin

12:19 | 01 Mars 2022

Këngëtarja Kida ka disa ditë që po qëndron në Paris.

Duke qenë se është aktive në instagram nuk kanë munguar as imazhet e Kides nga “Kulla Eiffel”.

Mirëpo Kida nuk iu shpëtoi akuzave për përdorimin e ‘photoshopit’, madje sipas faqes “Vipat e Bllokut” këngëtarja ka nevojë për leksione photoshopi.

“Dhe Kida ka nevojë për disa leksione fotoshopi nga zysh Enca”, thuhet në postim.

Ndryshe, Kida po punon rreth projektit të saj të ri muzikor i cili do jetë një bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Komento: