Kida nuk i lë vend imagjinatës, shfaqet super provokuese

16:18 | 08 Korrik 2023

Kida merr vëmendjen në fotografitë me bikini.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është mjaft aktive dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Ajo këtë herë nuk ka munguar me disa imazhe në bikini duke vënë në pah linjat trupore.

Duket se artistja po shijon disa ditë pushimi pas projektit të ri muzikor dhe angazhimeve që ka në karrierë.

Bukuroshja ka zgjedhur një palë bikini ngjyrë vjollcë, ndonëse këtë kohë mban dhe një stil interesant të flokëve në po atë ngjyrë.

“Më pëlqen ngjyra lejla”, ka shkruar ajo.

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e fansat.

Kida ndërkohë vetëm dy javë më parë solli këngën e re “Uru” që për pak kohë mblodhi mbi dy milionë klikime.

Komento: