Kida nuk po mundet asesi t’i ndahet makinës së saj luksoze – sjell pamje brenda saj

18:54 | 30 Prill 2021

Kida padyshim se është njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, e cila përveç se njihet për talentin e saj ajo pëlqehet në masë të madhe për stilin e saj.

Ajo njihet për stilin e saj mjaft të veçantë, të cilin e shfaq në veshje, grim apo jo rrallë herë edhe në flokë.

Së fundmi ajo solli një video të shkurtër nga vetura e saj mjaft e shtrenjtë të markës luksoze Mercedes, tipi ‘G Class’.

Kida shihej e veshur me një bluzë të thjeshtë ngjyrë të bardhë të cilën e kishte kombinuar me xhinse ngjyrë blu të hapur.

Për grimin dhe flokët gjithashtu këngëtarja kishte vendosur t`i mbante me stil më natyral por që dukej mjaft bukur gjithsesi.

Foto: Kida/Instagram

Komento: