Kida shfaq linjat joshëse të trupit, nuk do t’iu besoni syve se çfarë ka veshur

19:13 | 02 Korrik 2023

Kida, është padyshim njëra nga artistet më të dashura për publikun.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida përveç muzikës komentohet edhe për stilin e saj të veshjes dhe paraqitjet atraktive që bën.

E tillë artistja erdhi edhe në një fotosesion që ka realizuar së fundmi, e që e ndau me fansat në Instagram.

E veshur me një palë sytjena shumëngjyrëshe që i përshtati me një palë xhinse, Kida dukej në formë të mrekullueshme teksa qëndronte sipër një biçiklete.

Flokët këngëtarja i la në balluke dhe dhe të ndara në një pjesë në topuz teksa të tjera i la të lëshuara sipër.

Për një paraqitjet edhe më atraktive, autorja e “Drunk” shihet me makijazh më të theksuar.

“Po asnjëherë nuk ke me gjet Orhide”, ka shkruar këngëtarja sipër imazheve.

Ndryshe, kujtojmë që Kida aktualisht po shijon suksesin e këngës “Uru” që lansoi pak ditë më parë.

Komento: