“Kishim një trajner që nuk përfitoi nga ky brez lojtarësh”, ylli i Milanit kundër teknikut kroat, ky i fundit reagon keq: Bëhu burrë dhe…

21:19 | 02 Korrik 2021

Kroacia nuk është më pjesë e kampionatit europian pas eleminimit nga Spanja në raundin e 1/8-tave.

Në Parken të Copenhagenit u zhvillua një sfidë vërtet spektakolare e cila krijoi shumë emocione tek të pranishmit në stadium dhe ishte për zemra të forta.

Ajo mes nënkampionëve të botës dhe La Rojas ishte një ndeshje gabimesh por që në fund fati i buzëqeshi Spanjës që krijoi më shumë se kroatët dhe në fund mori atë që meritonte kualifikimin. Pas eleminimit, përfaqësuesja kroate u trondit akoma më tepër, kur sulmuesi Ante Rebic akuzoi në rrjetet sociale tekniku Zlatko Dalic.

“Më vjen keq që nuk kishim një trajner që të përfitonte nga ky brez i talentuar”, ishte postimi i sumuesit të Milanit, por që menjëherë u fshi nga lojtari ndikuar edhe nga ofendimet e tifozëve të Kroacisë të cilët i dolën në mbështetje trajnerit.

Zlatko Dalic ishte i ftuar në kanalin shtetëror HRT, ku u pyet në lidhje me reagimin e ashpër të Ante Rebic.

“Cili është ky dështim në këto tre vjet? Ne kemi pasur 15 humbje. Kemi humbur ndaj ekipeve të mëdha kombëtare, kampionëve të botës dheEvropës. Njolla ime është një humbje 6-0 në Elche dhe dy humbje nga Hungaria dhe Sllovenia. Është njolla ime dhe dështimi im, asgjë tjetër “.Unë respektoj fjalën e cdo lojtari por nëse e thua diçka dhe e shkruan atë, lëre përgjithmonë, mos e fshi pas 20 minutash. Bëhu burrë dhe lëre përgjithmonë”

Rebic ishte në qendër të debatit edhe për vetë faktin se ky i fundit ndërroi këpucët në ndeshjen me Spanjën për të lënë Kroacinë me 10 lojtarë dhe në atë moment do të pësohej goli. Kaq mjaftoi për të acaruar situatën mes shumë kritikave që erdhën nga Modriç dhe trajneri Dalic.

Komento: