Kjaer merr vendim për të ardhmen e tij

10:05 | 23 Tetor 2021

Një nga lojtarët që do të i skadojë kontrata verën e ardhshme është Simon Kjaer.

Danezi mbërriti nga Sevilla në janar të vitit 2020 dhe që atëherë ai ka qenë një lojtar kyç për Milanin, i cili dëshiron të rinovojë kontratën e tij, përcjell ORAinfo.

Kjaer do të mbushë 33 vjeç vitin e ardhshëm dhe është e qartë se atij ndoshta nuk i kanë mbetur shumë vite nga karriera e tij. Megjithatë, është gjithashtu e qartë se ai është një lojtar kyç për Milanin dhe kuqezinjtë duan ta mbajnë atë për të paktën disa vite të tjera.

Ashtu si me kombëtaren daneze, qendërmbrojtësi ka shtuar shumë përsa i përket përvojës dhe cilësisë. Milani ka një skuadër të re dhe së bashku me Zlatan Ibrahimovic, Kjaer ndihmoi në ndërtimin e ekipit fantastik që shohim sot.

Duke folur për rinovimin së fundmi, siç citohet nga MilanNews, Gianluca Di Marzio tha se nuk ka asnjë shqetësim për rinovimin. Të dyja palët duan të vazhdojnë së bashku dhe së shpejti do të fillojnë negociatat për të arritur një marrëveshje./ORAinfo/

Komento: