Kjo deklaratë e Giroudit nuk do t’i pëlqej aspak Benzemas

21:18 | 06 Nëntor 2021

Giroud: Rikthimi i Benzemas shkaktoi një çekuilibër në kombëtaren e Francës.

Olivier Giroud beson se vendimi i trajnerit Didier Deschamps për të rikthyer Karim Benzeman në kombëtaren franceze ndikoi seriozisht në taktikat e ekipit.

Sulmuesi i Milanit, i cili humbi vendin e tij në formacionin titullar pas rikthimit të Benzemas në kombëtares, theksoi se Franca ka ndryshuar stilin e tyre të lojës dhe si rezultat kjo iu mori atyre disa ndeshje që të përshtaten me ndryshimet.

“Mësova për kthimin e Benzemas kur trajneri e njoftoi këtë”, ka thënë fillimisht Giroud për gazetën L’Equipe.

“Ishte vullneti i Didier Deschamps. Unë e kuptoj atë, por do të kisha dashur të isha paralajmëruar më shpejt”.

“Nuk kam asgjë kundër Karimit, por rikthimi i tij në kombëtare krijoi një çekuilibër taktik dhe në mënyrën tonë të lojës”.

“Ishte diçka e dukshme në disa ndeshje, të cilat për fat mund të rregulloheshin shpejt, siç mund të shihej në Ligën e Kombeve. Megjithatë, u desh kohë”.

“Unë nuk kam pasur probleme me Karimin në Kampionatin Evropian. Ai ka ndryshuar dhe evoluar. Ne hanim çdo ditë në të njëjtën tryezë”, përfundoi sulmuesi francez.

Komento: