Kjo do të jetë fanella e Milanit për sezonin 2021/22

15:10 | 06 Maj 2021

Zbulohen fanellat e Milanit për sezonin 2021/22.

Footyheadlines ka zbuluar fanellat e para të Milanit për 2021-22, ku shihet rikthimi në vijat e zeza si në sezonin 2014/15.

Footyheadlines zbulon se fanella në shtëpi e Milanit do të jetë me vija të ngushta në anët e saj dhe një brez i zi do të dominojë në qendër, përcjell lajmi.net

Motoja ‘Semper Milan’ do të shfaqet dhe do të dalë në pah në pjesën e pasme të jakës në formë V.

Pantallonat e shkurtra do të jenë të zeza dhe çorapet do të jenë të zeza me vija të kuqe.

“Fanella në shtëpi e Puma Milan 2021-22 paraqet një vështrim modern dhe të freskët në vija tradicionale kuqezi të klubit”, shkruan Footyheadlines.

Komento: