Kjo është befasia më e mirë që e mori Kiara

12:50 | 07 Korrik 2023

Sa ishte në Big Brother nuk kishte shumë dron – për Kiara befasohet nga një i tillë sot.

Moderatorja Kiara Tito vazhdon të jetë emri më i përfolur në media pas daljes së saj nga Big Brother VIP Albania 2. Ajo bashkë me Luiz Ejllin ishin protagonistët e këtij Big Brotheri

E tani pas daljes, Kiara është duke e shijuar famën bashkë me burrin e saj, Luiz Ejllin – i cili ishte protagonisti i këtij edicioni dhe e fitoi këtë garë.

Por, Kiara sonte ka marrë një befasi të këndshme.

“Sot mora surprizën më të bukur. Faleminderit team strateget, gjithmonë me ide të veçanta! Love You Girls!”, ka shkruar ajo mbi këtë fotografi ku shihet një dron me foton e Kiarës.

Kujtojmë se Kiara nuk kishte marrë dron gjatë kohës sa ishte në shtëpi, pos atyre ku ishte bashkë me Luizin dhe dasmën e tyre.

Komento: