Kjo është data potenciale se kur mund të rikthehet Liga Premier – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo është data potenciale se kur mund të rikthehet Liga Premier

12:55 | 18 Prill 2020

Data potenciale se kur mund të rikthehet Liga Premier.

Liga Premier thuhet se mund të bëjë një rikthim sensacional më 8 qershor, në mënyrë që të kompletojë sezonin 2019/20.

Liga e Anglisë së bashku me ato të Evropës janë suspenduar shkaku i coronavirusit që ka përfshirë të gjithë botën.
Sky Sports raporton tani se rikthimi i ligës angleze mund të ndodhë në fillim të muajit qershor.

Klubet nga Liga Premeir janë takuar të premten (dje), derisa shumica kishin mbështetur idenë që ky sezon të përjashtohej tërësisht.

Sidoqoftë, propozimi nga klubet që sezoni të vazhdohej më 30 korrik ishte larguar nga rendi i ditës për diskutim.
Klubet që ishin të pranishme në video-konferencë kanë diskutuar edhe për atë se sezoni mund të vazhdojë nga qershori deri në fillim të muajit gusht.

Sky Sports më tej bënë të ditur se Liga Premier nuk do të nxitohet me planet e saj, pa marrë dritën e gjelbër nga qeveria se është e sigurt që sezoni të vazhdojë.

Komento: