Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitale

12:00 | 26 Dhjetor 2021

Si është gjendja e pacientëve me Covid në spitale?

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 37 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar me COVID dhe 28 që kanë kaluar virusin.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Komento: