Kjo është gjendja shëndetësore e të 4 të plagosurve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kjo është gjendja shëndetësore e të 4 të plagosurve

12:16 | 09 Nëntor 2019

QKUK tregon për gjendjen shëndetësore të 4 të plagosurve.

Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri sot rreth orës 02:00, në rrugën “Rinia” në Prishtinë.

Pas këtij rasti personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku po vazhdojnë tretmanin.

Mjeku kujdestar, Ejup Govori ka thënë se gjendja e të plagosurve është stabile dhe të njëjtit janë dërguar në Klinikën e Ortopedisë.

Në anën tjetër policia lidhur me këtë rast ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!