Kjo është gruaja me e moshuar në botë, ja sa vite ka mbushur ajo

19:28 | 09 Mars 2019

Gruaja nga Japonia personi më i moshuar në botë.

Gruaja më e vjetër e planetit ndodhet në Japoni. Ajo është 116 vjeç, nënë e katër fëmijëve dhe kohën e lirë e kalon duke studiuar matematikë.

Rekordet Guines i kanë dhënë titullin e ri Kane Tanaka gjatë një ceremonie që u zhvillua në azilin ku jeton në jugperëndim të Japonisë.

E lindur në 2 janar të vitit 1903, nëna e katër fëmijëve, e ka zakon të zgjohet në orën 6 të mëngjesit, dhe zbavitet duke studiuar matematikë.

Rekordin përpara saj e mbante një grua tjetër, edhe ajo japoneze, e cila ndërroi jetë në korrik të një viti më parë në moshën 117- vjeçare.

Komento: