Kjo është mosha e 11 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

15:38 | 04 Dhjetor 2020

478 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

E pos rasteve të reja, kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë, përcjell ORAinfo.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në vendin tonë ka arritur tashmë në 1073.

IKSHPK-ja ka treguar edhe moshën e pacientëve të vdekur si pasojë e Covid-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç), Prizren 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç), Gjilan 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç)”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: