Kjo është pritja e veçantë që ia bëri vajzës së Ledrit familja e tij

12:10 | 16 Dhjetor 2020

Pritja e veçantë që ia bëri vajzës së Ledrit familja e tij.

Para dy ditësh, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, janë bërë prindër të një vajze, që kanë vendosur ta quajnë Poema Blue Vula, shkruan Express.

Ardhjen në jetë të vajzës e ka bërë të ditur edhe vetë reperi, përmes një fotoje që ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram.

Vëmendje ka marrë edhe pritja që kanë bërë prindërit e Ledrit për mbesën e tyre të parë.

Ata i kanë përgatitur një tortë ku shkruhet “Mirë se erdhe”, zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil ngjyrë rozë.

Ndryshe, çifti ende nuk ka postuar ndonjë foto të vajzës e as nuk kanë dhënë shumë detaje lidhur me këtë.

Komento: