Kjo është shenja më e zakonshme e koronavirusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo është shenja më e zakonshme e koronavirusit

19:15 | 24 Mars 2020

Veç kollës dhe temperaturës, kjo është shenja më e zakonshme e koronavirusit.

New York Times ka gjurmuar një të dhënë që mund të çojë në pikasjen e shpejtë të personave që janë infektuar me koronavirus. Sipas të dhënave të marra nga specialistët e shëndetit publik shenja më e zakonshme dhe më e hershme e koronaviruist është humbja e nuhatjes.

Pra nëse nuk arrini të perceptoni aromat e forta si për shembull hudhra dhe qepa, veproni sikur e keni virusin për të mirën e të gjithëve.

“Të gjithë pacientët me Covid-19 në Itali kanë histori të ngjashme”, shprehet mjeku italian Marco Metra. Spitali ku punon ai është duke pritur çdo ditë qindra pacientë me koronavirus, e ndërsa mjeku shprehet se sa herë pyesin për partnerët e pacientëve u vjen e njëjta përgjigje, “Gruaja ime nuk nuhat dot, ka humbur dhe idenë e shijes, por është mirë.” Në këtë rast me siguri jeni të infektuar, kështu që bëni mirë të izoloheni.

Lidhur me këtë, mjekët kanë kërkuar që të futet edhe humbja e nuhatjes si dhe humbja e shijes tek lista e shenjave që kanë pacientët me Covid-19.

Komento: