Kjo është shuma e plotë e investimit të bashkatdhetarëve në Bonot e Diasporës

13:23 | 19 Gusht 2021

Shuma e plotë e investimit të bashkatdhetarëve në Bonot e Diasporës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se dje ishte data e fundit për investimin në emetimin e parë të Bonove të Diasporës, deri më tani ky investim ka arritur vlerën e 10.43 milionë euro.

Murati përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se ky emetim u përmbyll me sukses pasi arrit vlerën mbi 10 milionë.

“10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës! Dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës. Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë”, shkuan Murati.

Ai vazhdon tutje së këto mjete nga Bonot e Diasporës do të përdorën për të mbështetur prodhuesit vendor dhe ka falënderuar bashkatdhetarët për këtë mbështetje.

“Mjetet nga Bonot e Diasporës ne do t’i përdorim për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë. Më duhet t’i falenderoj të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit, dhe për besimin në shtet”, tha ai.

Komento: