Kjo është vetura më e shpejtë se Bentley Bentayga Speed – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo është vetura më e shpejtë se Bentley Bentayga Speed

10:59 | 16 Gusht 2020

Njihuni me veturën SUV më të shpejtë në botë – Bentley Bentayga Speed.

Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Bentley Motors, e ka përditësuar variantin sportiv të modelit Bentayga, duke sjellë ndryshime në stil të jashtëm, enterier dhe teknologji të re.

Njësoj si më parë, Bentayga Speed ka motor me vëllim prej 6.0 litrash dhe me 12 cilindra, që prodhon 626 kuaj-fuqi, shkruan Autorcar, transmeton Gazeta Express.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 306 kilometra në orë, duke e bërë këtë veturë më të shpejtën në botë në kategorinë SUV.

Kjo veturë nuk do të shitet në Britaninë e Madhe. Kompania ka vendosur që ta shesë atë në rajonet ku ka kërkesë më të madhe për vetura me motor prej 12 cilindrash, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore me Paqësor.

Ndonëse fuqia e motorit ka mbetur e pandryshuar, teknologjia e deaktivizimit të cilindrave pritet të sigurojë shpenzime më të vogla dhe lirim më të paktë të gazrave. Sipas kësaj teknologjie, gjysma e civilindrave të motorit deaktivizohen, kur veturës nuk i nevojitet shumë fuqi në lëvizje.

Vetura mund të vozitet me katër modele të vozitjes: Comfort, Sport, Custom dhe Bentley. Kjo e fundit është e caktuar sipas rekomandimeve të inxhinierëve të prodhuesit. Modeli sportiv i vozitjes është përmirësuar për përgjigje më të shpejtë të motorit dhe ndërrim më të shpejtë të shpejtësive.

Çmimi i kësaj veture pritet të jetë rreth 260 mijë dollarë.

Komento: