Kjo gjë i ndodh për herë të parë Euros pas 20 vjet pas krijimit

11:03 | 12 Korrik 2022

20 vjet pas krijimit, kjo gjë i ndodh për herë të parë Euros.

Për herë të parë në 20 vjet 1 euro është e barabartë me 1 dollar.

Euro është duke shënuar rënie të shpejtë të vlerës. Që nga fillimviti ka rënë për 12 për qind, shkruan Gazeta Express.

Frika nga recesioni, nga inflaconi i lartë dhe pasiguria për furnizimet me energji elektrike si pasojë e luftës në Ukrainë kanë tronditur valutën e Bashkimit Europian, raporton Gazeta Express.

Bashkimi Europian, që varej me 40 për qind të furnizimeve të gazit nga rrjedhat ruse para luftës, është duke u përpjekur që ta zbusë varësinë nga nafta dhe gazi rus. Njëkohësisht, Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz për disa shtete të BE-së dhe së fundmi furnizimin ia ka ulur edhe Gjermanisë për 60%.

Kriza energjetike i ndihmon po ashtu ngadalësimit të ekonomisë, që ka ngritur dyshime nëse Banka Qendrore e Evropës mund t’i përgjigjet në mënyrë adekuate inflacionit në progres.

Banka ka njoftuar së fundmi se do t’i rrisë normat e interes këtë muaj për herë të parë nga viti 2011, përderisa norma e inflacionit në eurozonë qëndron në 8.6 për qind

Komento: