Kjo histori do t’iu prekë: I pastrehu harxhoi 20 dollarët e fundit për ta ndihmuar, ajo e bën super milioner – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kjo histori do t’iu prekë: I pastrehu harxhoi 20 dollarët e fundit për ta ndihmuar, ajo e bën super milioner

14:50 | 25 Tetor 2019

Histori prekëse: I pastrehu harxhoi 20 dollarët e fundit për ta ndihmuar, ajo e bën super milioner.

Një histori prekëse na vjen nga Amerika ku një i pastrehë tashmë është zotërues i të paktën 380 mijë dollarëve dhe shuma vazhdon të rritet dhe kjo falë zemërgjerësisë së tij.

Kate Mcclure teksa po shkonte për në shtëpi i kishte mbaruar karburanti në autostradë, ajo kishte ndalur makinën dhe ishte nisur për të marrë karburant.

Ai kishte parë 27-vjeçaren që kishte ndaluar dhe e kishte kuptuar që diçka nuk shkonte siç duhet dhe i ishte afruar, dhe i kishte thënë që të futej në makinë dhe të mbyllte dyert.

Pas disa minutash ai është rikthyer me një bidon me benzin, duke harxhuar 20 dollarët e tij të fundit.

Kate ishte prekur shumë nga ky veprim i Johnit dhe kishte filluar që ti sillte uji dhe ushqim çdo ditë.

Teksa më vonë së bashku me të dashur e saj ata hapën një peticion në internet duke treguar historinë e saj me Johnin dhe duke kërkuar ndihmë që të mblidhnin para për të.

Deri më tani janë mbledhur rreth 380 mijë dollar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!