Kjo kartëmonedhë 5-euroshe vlen sa 500 euro, shikoni a e keni – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kjo kartëmonedhë 5-euroshe vlen sa 500 euro, shikoni a e keni

14:49 | 22 Korrik 2019

Kartëmonedha 5-euroshe që vlen sa 500 euro, verifikoni mos e keni.

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak të rrallësisë së tyre, janë shndërruar në subjekt të koleksionuesve të parave.

Meqenëse pas zbulimit nga ana e pronarëve, ato shpejt arrijnë në koleksionet e tyre, kartëmonedha të tilla gjenden më rrallë dhe vlera e tyre është rritur ndjeshëm kohëve të fundit, transmeton lajmi.

Një kartmonedhë e tillë është ajo e pesë eurove, e cila bart më vete një kod numerik që mund t’ua shtojë vlerën deri në 500 euro.

Për ta gjetur atë, shikoni me kujdes numrat dhe shkronjat në këndin e sipërm të djathtë të parave. Kartëmonedhat e rralla përmbajnë 5 numra identikë (për shembull, 77777, 99999).

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!