Kjo nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë Facebook-ut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kjo nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë Facebook-ut

11:30 | 14 Mars 2019

Ndodhi edhe ajo që nuk e kishte pritur askush.

Rrjetet sociale të familjes së Facebook kanë pësuar shkëputjen më të madhe në histori të tyren duke mos i lejuar përdoruesit të shfrytëzojnë shërbimet e zakonshme.

Herën e fundit që Facebook kishte pësuar një ndërprerje të tillë ishe në vitin 2008 kur kishte vetëm 150 milionë përdorues, ndërsa tani ka 2.3 miliardë përdorues në ditë.

Problemet u paraqitën rreth orës 16:00 të së mërkurës. Përdoruesit në Instagram nuk ishin në gjendje të rifreskonin ose postonin foto të reja.

Versioni i Messenger në desktop nuk punonte, ndërsa ai i mobil lejonte dërgimin e disa mesazheve.

Edhe WhatsApp u raportua se kishte probleme të ngjashme.

Facebook tha se po merren me rastin për të kuptuar se çfarë ndodhi, ndërsa kanë mohuar se ka ndodhur ndonjë sulm kibernetik.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!