Kjo nuk pritej! Milani merr një ofertë të pabesueshme

23:10 | 07 Janar 2020

Një ofertë interesante ka ardhur për skuadrën e Milanit.

Agjenti i ri i Jesse Lingard, Mino Raiola ia ka ofruar klientin e tij AC Milanit.

Sipas Sport Italia, pas emërimit të tij si agjent të anglezit, Raiola menjëherë është aktivizuar dhe ia ka ofruar atij mesfushorin.

Mesfushori i Manchester United është përfolur shumë për një largim të tij nga Old Trafford dhe për këtë ai ka punësuar superagjentin e tij, Raiola.

Raiola menjëherë ka reaguar dhe ai ia ka ofruar AC Milanit lojtarin 27 vjeçar, i cili ka pasur paraqitje tepër të dobëta për United këtë sezon.

Komento: