Kjo pjesë e Kosovës mbulohet nga bora – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kjo pjesë e Kosovës mbulohet nga bora

11:02 | 27 Shtator 2020
Ilustrim

Bora mbërrin në Kosovë, zbardhen kodrat e Rugovës.

Majat e bjeshkëve të Rugovës janë zbardhur nga bora e parë që ka filluar të bjerë pasditen e së shtunës

Përderisa në vendet tjera të Kosovës po mbretërojnë temperatura të mira, në bjeshkët e Rugovës ka rënë bora e parë

Tashmë jemi në stinën e vjeshtës, megjithatë, në bjeshkët e Rugovës ka rënë edhe bora e parë.

Kjo është bërë e ditur përmes disa fotografive të postuara në rrjetin social Facebook nga një qytetar.

“Bora e parë 2020. Rugovë, Kosovë”, ka shkruar B.K në Facebook.

Temperaturat në vend kanë filluar të kenë rënie të lehtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.

Komento: