Kjo pjesë e Prishtinës nuk do të ketë rrymë nga mesnata deri në mëngjes

23:16 | 09 Gusht 2020

Nuk do të ketë rrymë nga mesnata deri në mëngjes, kjo do të ndodh në Qendrën e Prishtinës.

Kompania energjetike KOSTT ka njoftuar që sot pas mesante lagjet qendrore të Prishtinës do të mbesin pa energji elektrike.

Në njoftimi thuhet specifikisht se nga ora 00:10 deri në ora 6:10 qendra e Prishtinës do të mbetet pa rrymë.

Lagjet të cilat do të mbesin pa rrymë janë: Ulpiana, Pejtoni, Dardania dhe një pjesë e Bregut të Diellit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Njoftim me rëndësi

Për shkak punimeve të KOSTT’it dhe me kërkesë të kësaj kompanie, sonte pas mesnate nga ora 00:10 deri ne ora 06:10 lagjet qendrore të Prishtinës do të jenë pa energji elektrike.

Specifikisht do të ndalet energjia në qendër të Prishtinës, pastaj Ulpianë, Pejton, Dardani dhe një pjesë të Bregut të Diellit.

Për më tepër detaje ju lutem drejtojuni KOSTT-it.

Komento: