Kjo skuadër e do me ngulm Lingardin

23:56 | 22 Gusht 2021

Menaxheri i West Ham, David Moyes thotë se klubi do të ishte i interesuar për ta sjellë, Jesse Lingard përsëri në Stadiumin e Londrës, nëse lind rasti që mesfushori të largohet nga Manchester United.

Lingard shkëlqeu gjatë një huazimi të suksesshëm në West Ham sezonin e kaluar nën udhëheqjen e Moyes, me paraqitjet e 28-vjeçarit që e kthyen atë në mendimet e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate,përcjell ORAinfo.

Vazhdojnë spekulimet nëse e ardhmja e Lingard qëndron larg Old Trafford pasi marrëveshja e tij aktuale përfundon verën e ardhshme./ORAinfo/

Komento: