Kjo valutë është paraja më e këmbyer në Kosovë

00:00 | 19 Korrik 2022

Këmbimoret vazhdojnë ta kenë punën më të madhe këtë periudhë.

Për një punë, rruga përballë Tregut të Gjelbër në Prishtinë, është më e famshmja në kryeqytet.

Nga fillimi e deri në krye të saj, mund të këmbesh para.

Në’ këmbimoret’ që gjenden aty, valutat që ndërrohen janë të shumta.

Më të shpeshtat janë frangu zviceran, dollari dhe funta, njofton Klan Kosova.

Puna te ta shtohet sa herë që vijnë mërgimtarët. Por, myshterinj, jo të rrallë, janë edhe familjarët e atyre që jetojnë jashtë vendit

Komento: