Kjo veturë kushton 9 milionë dollarë

12:24 | 22 Gusht 2019

“Buggati” vjen me një super makinë 9 milionë dollarshe.

“Centodieci” është zbuluar në Pebble Beach të Kalifornisë si një kryevepër të bazuar në Chiron.

Është njëra prej makinave më të fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë kjo kompani, me 1600 kf.

Por, çka e bënë edhe më të veçantë dhe të dallohet më shumë është se projektuesit e saj kanë synuar ta sjellin EB100 kalsik (i ndërtuar në vitin 1990) në epokën moderne, raporton “Unilad”, transmeton lajmi net.

EB110 është një super makinë me motor të mesëm që ka debutuar në vitin 1991. Ka qenë ndërtuar në Mondena nga Romano Artioli dhe që është konisderuar një makinë para kohës së vet, me 550kf, 3.5 litra quad-turbo V12.

Ndërsa, makina e cila u zbuluar këtë javë ‘Centodieci’ që do të thotë 110, është krijuar për të festuar përvjetorin e 110 të kompanisë.

Komento: