Klasat e Gjimnazit në Prishtinë “vërshohen” nga uji, nxënësit i fusin në përdorim kovat

19:07 | 17 Nëntor 2022

“Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, është një faqe në rrjetin social Facebook që shkruan për problemet dhe ankesat që kanë banorët e Prishtinës.

Gjatë ditës së sotme në këtë faqe janë publikuar disa fotografi të cilat tregojnë për kushtet jo të mira në të cilat është mbajtur mësimi në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë.

Në fotografi shihet se bankat shkollore janë vendosur të gjitha në qoshe të klasës për shkak se pikonte tavani.

Nga kjo faqe bëhet e ditur se është lajmëruar edhe drejtoria për këtë rast.

Por, sipas tyre nuk është marrë asnjë veprim.

Komento: