Klopp bën gati 125 milionë për talentin më të mirë të Evropës

19:28 | 16 Janar 2020

Liverpool po planifikon një transferim ‘bombastik’ për verë`.

Liverpool është duke u përgatitur të thyejë rekordin e tyre të transferimit dhe të shpenzojnë 125,6 milionë euro te ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, sipas raportimeve në Spanjë.

20-vjeçari është vendosur si një nga talentet më të mirë të Evropës dhe u emërua në skuadrën më të mirë të Bundesligas vitin e kaluar.Ai tashmë ka luajtur mbi 100 ndeshje për Leverkusen që kur bëri debutimin e tij si 16-vjeçar dhe e ka përfaqësuar kombëtaren gjermane shtatë herë, transmeton lajmi.

Sipas të përditshmes spanjolle Mundo Deportivo, skuadra e Jurgen Klopp po mposhtë konkurrencën e Barcelonës dhe Manchester United për të siguruar shërbimet e Havertz sezonin e ardhshëm.

Kampionët evropian do të duhet të prishin rekordin e tyre të mëparshëm të transferimit prej 88 milionë euro që pa Virgil van Dijk të zhvendosej në Anfield nga Southampton në 2018.

Liverpooli tashmë ka shtuar Takumi Minamino në radhët e mesfushës së tyre në janar dhe Havertz mund të jetë një zëvendësim për Adam Lallana, të cilit i skadon kontrata në përfundim të fundit të sezonit.

Komento: