Klopp flet i nervozuar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: Pse Atletico luan futboll kështu?

09:05 | 12 Mars 2020

Klopp i nervozuar: Pse Atletico luan futboll kështu?

Jurgen Klopp beson se Atletico Madrid duhet të luajë “futboll të duhur” në vend që të mbështetet në kundërsulme pasi ata eliminuan ekipin e tij Liverpool nga Liga e Kampionëve të mërkurën.

Skuadra e Diego Simeone mundi Reds 3-2 pas kohës shtesë në ndeshjen e dytë të raundit të 16 më të mirave në ‘Anfield’, duke dërguar kampionët në fuqi evropian në shtëpi.

Pavarësisht se ndeshja nisi mirë për ekipin anglez, në fund ishte Atletico ajo që iu gëzua kualifikimit në raundin tjetër.

“Jam plotësisht i lumtur me performancën. Është kaq e vështirë të luash ndaj një skuadre si kjo”, i tha ai BT Sport, transmeton lajmi net.

“Unë nuk e kuptoj me cilësinë që kanë dhe futbollin që ata luajnë. Ata mund të luanin futboll të duhur, por ata mbrohen dhe luajnë me kundërsulme”.

“Ne e pranojmë atë natyrisht por nuk e kuptojmë mirë. Unë e kuptoj se jam një humbës me të vërtetë i keq, veçanërisht kur djemtë bëjnë një përpjekje të tillë kundër lojtarëve të klasit botëror nga ana tjetër që mbrojnë me dy rreshtime nga katër lojtarë”, përfundoi Klopp.

Komento: