Klopp jep lajmin e keq për Van Dijk – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Klopp jep lajmin e keq për Van Dijk

18:51 | 17 Tetor 2020

Jurgen Klopp shprehet i shqetësuar për lëndimin e Van Dijk.

Van Dijk pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Everton, pas një ndërhyrje të ashpër nga Jordan Pickford.

Portieri anglez mund të ndëshkohej me karton të kuq, por fati ishte me të pasi lojtari paraprakisht ishte në pozitë jashtë loje. Përplasja rezultoi me lëndim për holandezin dhe pas ndeshjes disa fjalë ka thënë Klopp, duke u shprehur i shqetësuar.

“Nuk e di, nuk duket mirë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Virgil luajti s’di sa ndeshje radhazi, ai luajti me dhimbje. Ai luajti me gjithçka që kishte”, shtoi trajneri.

Mbetet të shihet nëse lëndimi do ta mbajë holandezin gjatë jashtë fushave.

Komento: