”Klopp ka arritur më shumë se Guardiola në Angli”, ja kush e thotë këtë

22:39 | 22 Shtator 2020

Jurgen Klopp ka arritur më shumë se Guardiola në Angli.

Jurgen Klopp tashmë ka arritur më shumë sesa Pep Guardiola në futbollin anglez, sipas Stan Collymore.

Guardiola u bë menaxher i Manchester City në vitin 2016, dhe që prej asaj kohe ka fituar tetë trofe të mëdhenj, duke përfshirë edhe titujt të njëpasnjëshëm në Premierligë.

Spanjolli vlerësohet gjerësisht si menaxheri më i mirë i brezit të tij, pasi ka fituar edhe tituj të shumtë te Barcelona ashtu edhe në Bayern Munich, por ai gjithmonë ka përfituar nga mbështetja e fortë financiare në tregun e transferimeve.

Klopp arriti në Angli ngjashëm si ai në vitin 2015, dhe ka arritur të krijojë një skuadër konkurrese me të cilën fitoi Ligën e Kampionëve dhe u kurorëzua si kampion i Premierligës.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit shkroi në kolumnën e tij të fundit për The Mirror: “Nëse Jurgen Klopp vazhdon me këtë, ai do të jetë një nga menaxherët më të mëdhenj të të gjitha kohërave – jo vetëm në Liverpool, por në historinë e futbollit anglez”.

“Blerja dhe ndërtimi i tij i një ekipi, menaxhimi i tij i lojtarëve, sjellja e tij dhe arritjet e tij janë të klasit të parë. Duke u bazuar në këtë, ai ka arritur edhe më shumë sesa Guardiola që shpenzoi miliarda euro”.

Komento: