Klopp ‘provokohet’ nga gazetari në lidhje me koronavirusin, nuk përmbahet trajneri i njohur

22:09 | 10 Mars 2020

Klopp është ‘provokuar’ nga një gazetar në lidhje me virusin kinez.

Jurgen Klopp duket se nuk i ka në qejf pytjet që kanë të bëjnë me koronavirusin.

Trajneri i Liverpool ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.

Një gazetar nga Madridi pyeti Kloppin nëse është i shqetësuar për faktin se futbollistët e tij do të kenë kontakt me ata të Atletico Madrid, skuadër kjo që vjen nga Spanja, ku përhapja e koronavirusit është rritur ndjeshëm.

“Nga jeni ju, Madridi? Sepse nëse ju keni udhëtuar nga Spanja, aty ku njerëzit janë futur në karantinë, është bllokuar gjithçka, edhe futbolli me dyer të mbyllura, atëherë pse udhëtove ti në Angli”, ishte përgjigja e Klopp.

“Nëse je i shqetësuar, pse erdhe këtu të bësh punën tënde”.

“Siç kanë futbollistët kontakt, edhe ti ke kontakt në punën tëndë që bën, ndërsa unë kam vetëm me lojtarët”.

Komento: