Klopp pyet se kush është lojtari më i mirë aktualisht në botë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Klopp pyet se kush është lojtari më i mirë aktualisht në botë

19:28 | 16 Tetor 2021

Klopp pyet se kush është më i mirë se Mohamed Salah.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se Mohamed Salah është lojtari më i mirë në botë pasi ai luajti rolin kryesor në fitoren 5-0 të skuadrës së tij ndaj Watfordit të shtunën.

Reprezentuesi egjiptian shënoi një gol fantastik duke dribluar mbrojtjen e Watfordit para se të gjuante dhe të shënonte.

Salah tani ka shënuar 10 gola në po aq paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, duke dështuar të shënojë në vetëm një ndeshje deri më tani.

Paraqitjet e 29-vjeçarit e kanë bindur trajnerin gjerman se ai është më i miri në botë , duke e vlerësuar atë më lart se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Performanca e tij ishte e mrekullueshme sot. Pasimi për golin e parë ishte i mrekullueshëm dhe goli i dytë ishte i veçantë”, tha Klopp për “BT Sport”.

“Ai është para të gjithëve. Të gjithë po e shohim. Kush është më i mirë se ai? Ne mund të flasim për atë që Messi dhe Ronaldo kanë bërë për futbollin botëror dhe dominimin e tyre. Por, tani, ai është më i miri.”, vazhdoi Klopp.

Liverpooli është lider i tabelës së Premier Ligës me 18 pikë.

Komento: