Klopp thyen heshtjen, tregon nëse Liverpooli mund të nënshkruajë me Messin

15:14 | 28 Gusht 2020

Klopp: Nuk ka shanse që Liverpooli të nënshkruajë me Messin.

Jurgen Klopp pranon se nuk ka shanse që Liverpooli të nënshkruajë këtë verë me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Ylli argjentinas tronditi botën e futbollit në fillim të kësaj jave duke komunikuar dëshirën e tij për të ndryshuar klub, duke çuar në një mori histori transferimesh në të gjithë Evropën.

Manchester City ka qenë i lidhur fort, ashtu si Interi, Paris Saint-Germain dhe Juventusi me Messin, i cili në moshën 33 vjeçare është i gatshëm për të sfiduar veten jashtë La Ligas për herë të parë në karrierën e tij.

Interesimi për histori, natyrisht, është i lartë në të gjithë botën, por Klopp thotë se një transferim në Anfield mund të përjashtohet.

“Interes? Po, kush nuk dëshiron ta ketë Messin në ekipin e tyre?”, ka thënë fillimisht Klopp në një konferencë për shtyp të premten.

“Por nuk ka shans. Numrat nuk janë absolutisht për ne, kështu që ne as nuk duhet të fillojmë të mendojmë për të! Është e qartë, nuk ka asnjë shans”.

“Por…lojtar i mirë, të jem i sinqertë!”, përfundoi trajneri gjerman.

Komento: