Klubi gjerman i bën konkurrencë të fort Milanit për yllin spanjoll

18:07 | 22 Janar 2020

Milan nuk ka hequr dorë nga përpjekja e tyre për të transferuar spajollin Dani Olmo, edhe pse ylli Dinamo i Zagrebit duket se do të bashkohet me RB Leipzig.

Është raportuar nga Di Marzio të martën në mbrëmje se Milano është ende në garë për Olmo – së bashku me Wolves dhe RB Leipzig.
Por oferta prej vetëm 20 milionë pritet të jetë pengesë për Milanin për të transferuar lojtarin.

Gjithashtu u pretendua nga La Gazzetta dello Sport më herët se të Mërkurën se Milani janë të gatshëm t’i ofrojnë Olmo një rol kryesor për ta bindur atë të hedh poshtë përparimet e klubeve të tjera, përcjell ORAinfo.

Sipas Sportske duket se playmaker spanjoll është afër bashkimit me RB Leipzig për një shumë totale afër 35 milionë euro.

Megjithatë, Olmo ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. /ORAinfo/

Komento: