Klubi i madh i Serie A ‘pushtohet’ nga paraja e sheikëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Klubi i madh i Serie A ‘pushtohet’ nga paraja e sheikëve

12:55 | 14 Tetor 2021

Gjiganti i Serie A ‘pushtohet’ nga paraja e sheikëve.

Princi i Arabisë Saudite nuk e ka ndërmend që të ndalet vetëm me Newcastle United dhe tashmë po përgatitet blerja më e madhe në Itali.

Njëra nga skuadrat pritet që të kalojë në pronësinë e familes mbretërore për një shifër prej plot 1 miliard eurosh.

Bëhet fjalë për skuadrën e Interit e cila për shkak të borxhit të akumuluar pritet që të ndërrojë pronar shumë shpejt.

Siç raporton Libero, gjatë muajit shtator ka pasur një takim në mes të dy palëve ku është diskutuar mundësia e shitjes së skuadrës Neroazzure.

E përditshmja italiane e konsideron këtë lëvizje si një investim për fansat e Interit duke marrë parasysh pasurinë marramendëse prej 550 miliard dollarësh të familjes mbretërore.

Komento: