Klubi i njohur kërkon transferimin e Arijanet Muriçit

11:30 | 09 Gusht 2020

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, afër të bëhet me skuadër të re.

Arijanet Muric mund t’i jap fund vuajtjeve të tij pa minuta loje, pasi së fundmi ka ardhur interesim për të.

Skuadra e njohur angleze, Blackburn Rovers kanë shprehur interesim për portierin kosovar, transmeton lajmi.

Blackburn janë të interesuar që ta transferojnë gjigantin e portës së Kosovës në formë huazimi.

Nuk dihet akoma se cili është qëndrimi i Manchester City në raport me këtë interesim.

Muric pati një aventurë të dështuar me Nottingham Forrest kurse te Man City hapësirat për të janë gati të pamundura.

Komento: