AC Milan është në kërkim të një sulmuesi të ri në afatin e transferimeve të verës.
E një nga emrat me të përfolur është sulmuesi Dusan Vlahovic.
Shumë media në Itali po vazhdojnë të raportojnë se Vlahovic është objektivi numër një i Milanit për të përforcuar sulmin këtë sezon, përcjell ORAinfo.
Kjo pasi drejtuesit kuq e zinj kërkojnë një qendërsulmues të ri i cili mund të zëvendësojë Zlatan Ibrahimovic në ndeshje.
La Gazzetta dello Sport ka dhënë një azhurnim mbi të ardhmen e sulmuesi Vlahovic, i cili ka 21 gola në Serie A këtë sezon.
Sipas gazetës, Fiorentina e konsideron 21-vjeçarin të jetë i pashitshëm nëse nuk vjen një klub që vendos 80 milionë euro në tryezë.
Zgjidhja më e mundshme është që Vlahovic të zgjasë kontratën me dy vjet, duke e çuar pagën e tij nga 700 mijë euro neto në sezon në pak a shumë 3 milionë euro me një klauzolë lirimi prej 80-100 milionë euro. /ORAinfo/