Klubi italian konfirmon tani vetëm një rast pozitiv me koronavirus

22:49 | 17 Maj 2020

Fiorentina konfirmon tani vetëm një rast pozitiv me COVID-19.

Fiorentina ka konfirmuar se vetëm një person ka dalë pozitiv me COVID-19 pas testeve të reja.

Viola kishte më së shumti të infektuar me koronavirus në testet e bëra ditë më parë, gjashtë persona – tre futbollistë dhe tre pjesëtarë të stafit.

Por, në një postim të bërë para pak minutash në faqen zyrtare, Fiorentina ka konfirmuar se vetëm një prej gjashtë personave është ende pozitiv me COVID-19.

Të gjithë të tjerët kanë rezultuar negativ, përfshirë edhe pjesën tjetër që kanë qenë të pastër në çdo test.

Komento: